Ky artikull lind si një recencë mbi librin e shumëdiskutuar të Stiven Levitski dhe Daniel Ziblat, Si Vdesin Demokracitë; Çfarë Shfaq Historia për të Ardhmen Tonë. Krahas kësaj, nën frymën e analizës së këtyre autoreve do të rrekem të sjellë një reflektim sintetik mbi gjendjen e demokracisë sot në Shqipëri. Si Profesorë dhe Shkencëtarë Politikë në Universitetin e Harvardit, autorët shtrojnë disa çështje qendrore mbi gjendjen e demokracisë në ShBA dhe në vende të tjera të botës, si dhe hedhin dritë mbi disa fenomene politike që po përballet demokracia në ditët e sotshme.